Foto/ Tre muaj në luftë për jetën, nuk ia del Enea Themollari! Viktimë e tritolit që iu vu fqinjeve të tij, motrave Nikolla

04/10/2024 08:30

Enea Themollari luftoi për gati tre muaj me plagët që i shkaktoi dera e banesës që ra pas tritolit që shpërtheu në apartamentit e fqinjeve të tij, motrave Nikolli, por nuk ia doli.

29-vjeçari ndërroi jetë në spitalin ku po kurohej që prej 14 korrikut, por nuk mundi t’i mbijetojë frakturave dhe plagëve të marra.

Tritoli shpërtheu në shtëpinë ku jetonin me qira Alda dhe Xhovana Nikolli, ngjarje për të cilën ato akuzuan Nuredin Dumanin. Megjithatë, ende sot nuk është zbardhur ngjarja dhe nuk janë identifikuar autorët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA