Një kompani me paketa pushimesh ka hapur faqen e internetit për të gjithë të interesuarit të pushojnë në ate qe njihet si “Ibiza e Koresë së Veriut” siç e quan rrjeti rezortin e Wosan, qe më parë ka qene impjant lëshimesh raketore, sipas raportimeve.
Kompania online e Penianit i kërkon pushuesve të regjistrojnë ‘interesin’ e tyre duke e krahasuar ate me rezortin spanjoll të Benindorm, i cili është vizituar nga lideri komunist Kim Jong-un në 2017, shkruan rrjeti britanik Daily Star.
Pas disa shtyrjes për inaugurimin e rezortit dhe burokracive për të lejuar perëndimorë të pushojnë në shtetit eremit, tashmë prej majit të vitit që vjen rezorti nis të presë turistët perëndimorë, sipas disa kritereve të selektimit.
Rrjeti britanik i udhëtimeve ‘On the Beach’ ka nisur faqen e tij për rezortin korenao-verior, për të parë interesin e mundshëm dhe organizimin e udhëtimit.
Ekspertët thonë se impjanti gjigant në Wonsan mund të presë deri në100,000 vizitorë njëherësh dhe se frekuentohet nga vizitorë vendas, nga Kina dhe nga Rusia.
Zoe Harris, e agjencisë britanike On the Beach, tha për çështjen: “Ofrojmë pushime në disa prej rezorteve më të mira të botës me çmime konkurruese, dhe jemi të intriguar nga rezorti i ri në Wosan, besoj se do të ketë interes nga britanikët”.
“Ndoshta ata nuk do të ndërrojnë pushimet në Benidorm për në Korenë e veriut menjëherë, por jemi të interesuar të shikojmë sa janë të prirur për ta bërë”, shtoi Harris.
Eksperti i Koresë Jacob Bogle, jepte detaje për impjantin duke studiuar fotot satelitore.
Ai tha: “Wonsan është rezorti më i madh i plazhit në Korenë e Veriut dhe planet tregojnë se mund të akomodojë deri në 100,000 vizitorë njëherësh”.
“Vetëm 150,000 deri në 200,000 turistë të huaj kishin vizutuar korenë e Veriut në 2019, prandaj besoj se Wonsan duhet të mbështetet te turizmi i brendshëm, përveç hapjes graduale për turistët e huaj”.
Top Channel