Përkeqësimi i kushteve të motit, anulohen të gjitha lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit

03/10/2024 20:25

Anulohen lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt portit italian të Barit mbrëmjen e sotme.

Autoriteti Portual Durrës njoftoi mbrëmjen e së enjtes se referuar parashikimeve për përkeqësim të kushteve të motit, mbrëmjen e sotme, dt.03.10.2024, nuk do të ketë lundrime të trageteve nga porti i Durrësit drejt portit të Barit.

Tragetet do të nisen drejt portit të Barit (Itali) mëngjesin e ditës së nesërme, më 4 tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA