“Na kanë shpallur luftë”/ Debati në “Top Story”, Curri i kthehet Nokës: Do ikni të hënën nëse nuk ju vjen populli?

03/10/2024 21:27

Në studion e “Top Story” u diskutuan përplasjet e ashpra sot të ndodhura në ambientet e Parlamentit, ku deputetët e përjashtuar të PD-së, tentuan të futeshin në Kuvend me dhunë.

Flamur Noka u shpreh se kjo është e vetmja rrugë që i ka ngelur opozitës, pasi sipas tij, Salianji u dënua padrejtësisht.

Nga ana tjetër, analisti Arjan Curri tha se këtë ‘aksion’ duhet ta kishte bërë populli. Ai i drejtoi pyetjen Nokës se çfarë do të bëjë opozita nëse qytetarët nuk i bashkohen në protestën e së hënës.

Pjesë nga debati:

Noka: Askush në një shoqëri demokratike nuk do donte të ishte ne pozita të tillë. Një opozitë që pushteti i ka shpallur luftë. Këtu është i gjithë shteti kundër opozitës, kemi tre vjet.  E kanë nisur me simbolet, me rrëmbimin, me burgosjen e liderit të opozitës, i tundën prangat të tjerëve dhe ajo gota që ishte duke u mbushur, u derdh kur i kënduan nenit 55 nënkryetarit të grupit të PD-së, Ervin Salianji. Opozita vetëm një rrugë për të bërë beteja, vetëm rrugën e fjalës dhe duke denoncuar krimin korrupsionin.

Salianji: Në një shoqëri demokratike duhet të ishte ngritur në piedestial sepse po denonconte një trafik droge, ku ishte vëllai i ministrit të Brendshëm. Atij i kishin ndërruar emrin, i kishin dhënë dhe pasaportë tjetër. Trafikun e zbuloi përplasja me Habiljat dhe Xhafajt. Habilajt ranë nga fiku kur erdhi Xhafaj dhe ngriti krye grupi i tyre. Tani kur një lideri ti i tund prangat se i bëri një shërbim publik, këtu ka vdekur demokracia dhe prandaj ka vetëm një rrugë, të ngrihemi. Të gjitha këto rrethana na bëjnë në këto pozita që jemi. Këtu sapo përmend një akt korruptiv, shpallesh armik.

Curri: Opozita përdor burgosjen e Salianjit si shkak për luftë, për të bërë gjëra që duhet ti kishte bërë populli. Ato gjëra që duhet të bëjë populli i bën deputeti, dhe atë që duhet të bëjë deputeti e bën popull sepse nuk kanë deputet. Pash njërin sot që i thoshtë qelbësir njërit të gardës.

Noka: Po i kapnin deputetet zonja për krahu, bandit që është gardist. Po do të bësh avokati regjimit

Curri: Pra këta zotërinjt nuk kanë popull, unë kam disa pyetje tani. Pse opozita priti burgosjen e Salianjit për të bërë gjëra që duhet ti bënte më parë. Opozita e la Salianjin të kallëzonte Xhafajn, e treta a mendon kjo opozitë që e hëna është shansi i fundit i saj. Nëse të hënën nuk del populli, këta duhet të ikin të gjithë. A do ikni të gjithë të hënnë nëse nuk ju vjen populli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA