Protestuesit vrapojnë drejt hyrjes anësore të Kuvendit, ‘sinjalizohen’ se deputetët po dalin nga salla
02/07/2026 11:27
Duke vrapuar e duke i bërë thirrje njëri-tjetrit, protestuesit janë nisur drejt hyrjes anësore të Kuvendit.
Duket se ata janë sinjalizuar ose kanë pikasur se nga dera anësore e Kuvendit po dalin deputetë me makinat e tyre, por janë bllokuar nga policia që qëndron gardh.
Ndërkohë më herët kanë hedhur vezë dhe miell në drejtim të mjeteve, por edhe efektivëve të policisë.
Top Channel