Vllaznia mbetet në krye, por janë shtatë skuadra “brenda” 4 pikëve

29/09/2024 21:41

Tirana fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Skënderbeut në sfidën që përmbylli javën e shtatë të Superiores. Bardheblutë nuk merrnin tre pikë prej 138 ditësh.

Po sot Elbasani mundi 0-1 Bylisin.  Vllaznia, humbi dje përballë Dinamos 1-2. Në takimet e tjera, Teuta mundi 0-1 Laçin, ndërsa të premten Partizani fitoi 2-0 në Rrogozhinë ndaj Egnatias.

Rivalitet i ashpër për kreun në këto javë të para, me Vllazninë që kryeson me 13 pikë, e ndjekur nga Partizani dhe Elbasani me nga 1 pikë më pak. Ndërkohë në diferencë të ngushtë pikësh me kryesuesit ndodhen edhe Egnatia dhe Dinamo, vetëm 2 pikë larg.
Në krahun tjetër edhe Teuta dhe Tirana arritën të siguronin 3 pikë  të arta, duke u larguar nga zona e ftohtë, që momentalisht ndodhen Skënderbeu, Bylisi dhe Laçi./TAR

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA