MOTO GP/ Titulli pranë rikthimit në Spanjë, Jorge Martin fiton Çmimin e Madh të Indonezisë dhe “thellon” diferencën me Bagnaian

29/09/2024 10:09

Jorge Martin ka triumfuar në Çmimin e Madh të Indonezisë, duke iu rikthyer fitores që nga maji i këtij viti në Francë.

Piloti spanjoll i Ducatit bëri një garë fantastike, duke lënë pas bashkëkombësin e tij Pedro Acostën, teksa podiumi u plotësua nga kampioni i Botës në fuqi, Francesco Bagnaia.

Martin i është larguar tashmë këtij të fundit me 21 pikë, duke udhëhequr kështu kampionatin dhe duke afruar titullin Kampion Bote sërish në Spanjë.

RENDITJA:

1-Martin: 366 pikë

2-Bagnaia: 345 pikë (-21 pikë.)

3-Bastianini: 291 pikë (-75 pikë.)

4-Marquez: 288 pikë (-78 pikë.)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA