UEFA “zbarkon” në Shqipëri! Historike, ekzekutivi i institucionit europian të futbollit do të mblidhet në Tiranë

24/09/2024 20:34

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti sot mbledhjen në Pragë ku u morën disa vendime të rëndësishme në lidhje me futbollin europian.

Një ndër vendimet dhe me interes të madh për vendin tone është ai i zhvillimit për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, një mbledhje e Komiteti Ekzekutiv të UEFA-s, një event ky që sigurisht zhvillohet dhe organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ky event i rëndësishëm do të mbahet më 8 shtator të vitit 2025.

Mbledhja e nivelit më të lartë të organit drejtues të Qeverisë Europiane të Futbollit në Tiranë do ta vendosë Shqipërinë në qendër të vëmendjes së Europës.

Gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s u morën edhe vendime të tjera si që lidhet me  finalen e Champions League e cila në vitin 2027 nuk do të zhvillohet në stadium “San Siro” të Milanos pasi nuk ishte garantuar rinovimi i tij. Kjo solli hapjen edhe një herë të garës për vendin dhe stadiumin ku do të luhet finalja e aktivitetit më të madh të kontinentit për klube, një vendim që do të merret në periudhën maj/qershor të vitit 2025.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA