Gjyqi në Apel/ Grupi i deputetëve të opozitës në mbështetje të Salianjit, avokati: Na u refuzua pyetja e dëshmitarëve të rëndësishëm

20/09/2024 11:51

Një grup i madh deputetësh ndodhen në Gjykatën e Apelit këtë të premte në mbështetje të deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Pranë tij në në ambientet e jashtme të gjykatës janë parë pranë tij Luçiano Boçi, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu, Elda Hoti, Lefter Gështenja, Isuf Çela, Qani Xhafa, Saimir Korreshi, Dhurata Çupi, Ferdinand Xhaferraj, Ludovik Hasani, Dashnor Sula, Asllan Dogjani, Luan Baçi dhe Kastriot Piroli.

Avokati i tij, Indrit Sefa tha se nga Gjykata e Shkallës së Parë u janë refuzuar një listë e gjatë me dëshmitarë të rëndësishëm në lidhje me denoncimin ndaj tij.

Avokati: Na u refuzua nga shkalla e parë pyetja e një sërë dëshmitarësh të rëndësishëm. Taulant Balla nuk na u pranua, Bert Nushi, drejtori i qarkut Fier shok i ngushtë me Arlber Veliun. Fatmir Xhafaj ka qene ministër i Brendshëm duhet te pyetej se ka mbajtur qëndrim. Thoma Jano duhet të pyetej si dëshmitar për një shkresë dërguar Gentian Osmanit ku pretendohej se telefoni i Fredi Alizotit nuk është përgjuar pasi kompania telefonike paska patur probleme.

Gjithashtu pjesë e listës së refuzuar është edhe Donika Prela, e cila ka kryer përzgjedhjen e prokurorit dhe për qëndrim publik Gentian Osmani. Përparim Kulluri, Ardi Veliu. Andi Enesi, Sokol Xhani oficerë që kane kryer veprime aktive. Për këtë arsye kërkojmë që gjykata të riçelë hetimin gjyqësor dhe ta thërrasë të gjithë listën e dëshmitarëve duke nisur nga Taulant Balla.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA