Ish-deputeti Marku Frroku i kërkon Gjykatës së Lartë të heqë nga konfiskimi pasuritë me vlerë gati 150 milionë lekë që kanë kaluar vite më parë në favor të shtetit.
Por, përpara se gjykata të caktojë datën se kur hapet procesi me palë të interesuara edhe tre shoqëri të cilat kanë kryer ndërtimet, ka rrëzuar me dyer të mbyllura lëvizjen e parë të ish deputetit. Një ditë më parë ai pretendoi përmes shkresave të depozituara se njëri nga gjyqtarët e kishte gjykuar më herët.
Kërkesa e depozituar nga ish-deputeti synonte dorëheqjen e gjyqtarit të lartë, Medi Bici.
Me referencë ligjin antimafia, gjyqësori ka kaluar në favor të shtetit kryesisht apartamente, troje dhe njësi shërbimi që i përkisnin Frrokut dhe familjarëve të tijtë cilat drejtësia tha se nuk i justifikonte. Një ekspert kontabël në atë kohë kontrolloi nga janari 1991 deri në 2013 shpenzimet e familjes së tij, duke deklaruar si të pajustifikuara shumën prej gati 60 milionë lekë.
Hetimi u krye nga prokurori i posaçëm Klodian Braho, sot prokuror i SPAK-ut, që iu referua vendimeve të gjykatave që e kishin shpallur fajtor Mark Frrokun.
Frroku është dënuar më herët për pastrim parash, ndërtim të paligjshëm dhe fshehje pasurie. Në 2015, ai u arrestua pasi parlamenti votoi për heqjen e imunitetit dhe u vendos nën hetim për një ngjarje të ndodhur në Belgjikë, çështje për të cilën u shpall i pafajshëm.
Top Channel