Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje Holanda hedh një hap shqetësues për bllokun europian, të gjendur edhe kështu nën një trysni të madhe lidhur me emigracionin.
Koalicioni i djathtë prej katër partish në Hagë ka nisur luftën për një politikë shumë më të rreptë për azilin. Për këtë arsye, i ka dorëzuar Komisionit Europian një kërkesë që vendi të tërhiqet nga rregullat e unionit për azilin.
“Ne duhet të vendosim përsëri vetë për politikën tonë në lidhje me azilkërkuesit”, deklaroi ministrja holandeze për azilin, Marjolein Faber. Ajo theksoi se qeveria e djathtë dëshiron “ta reduktojë në mënyrë drastike” hyrjen e azilkërkuesve dhe të emigrantëve të parregullt.
Në këtë nismë të tij, ekzekutivi holandez ka edhe mbështetjen e mbretit Willem-Aleksander shpalli në emër të kabinetit të ri nën kryeministrin Dick Schoof një politikë “më të shpejtë” dhe “më të rreptë” azili në vendin e tij .” Emigracioni po ushtron “presion ndaj mënyrës sonë të bashkëjetesës”, tha monarku gjatë fjalimit tradicional mbretëror, në të cilin ai prezaton përmbledhtazi prioritetet e qeverisë për vitin e ardhshëm.
Sipas ekspertëve megjithatë, përpjekja e Holandës për t`u tërhequr rregullat e BE-së për azilin., pak gjasa ka që të rezultojë një sukses. Për një gjë të tillë nevojitet miratimi it ë gjitha vendeve anëtare, të cilat ranë vetë dakord njëzëri në 2023-shin për një reformë të sistemit të azilit në mbarë bllokun europian, dhe tërheqja e një vendi tani do të shihet si rrezik për stabilitetin e të gjithë BE-së.
Top Channel