Përkujtohet Konferenca e Pezës/ “Antifashizmi si vlerë mbarëshoqërore”, Spiropali mesazh politikës për bashkëpunim

16/09/2024 15:21

Në sallën e seancave plenare, Kuvendi i Shqipërisë nën kujdesin e kryetares Elisa Spiropali, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Akademinë e Studimeve shqiptare, organizuan sesionin shkencor “Antifashizmi shqiptar si vlerë mbarëshoqërore”.

Kjo në kuadër të kujtimit të një date simbol të historisë, 82 vjetorin e mbledhjes së Konferencës së Pezës.

“Peza si simbol dhe simboli i Pezës ishte fronti i parë që i rreshtoi në krah shqiptarët e ndershëm dhe patriot. Ishte leksioni i madh që ju dha historisë dhe që historia vazhdon të jap edhe sot që të bashkuar me njëri tjetrin pavarësisht bindjeve, ideve, feve, ne shqiptarët mund te jemi te suksesshëm”, thotë Spiropali.

Mbledhja e Pezës më 16 shtator më 1942, që u mbajt në fshatin Pezë, pak kilometra larg nga Tirana, shënoi bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve nazifashistë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA