Duke cituar burime të njohura me hetimin, partneri amerikan i BBC-së, CBS, ka konfirmuar se një i dyshuar është në paraburgim pas të shtënave me armë në afërsi të fushës sxë golfit ku ndodhej Donald Trump.
Sipas burimeve, ngjarja ka nisur kur pranë fushës së golfit është parë një mashkull me armë. Në atë moment, personi po drejtonte armën drejt fushës së golfit. Oficerët e Shërbimit Sekret qëlluan menjëherë në drejtim të tij, teksa ai u përpoq të ikte.
Pak minuta më pas ai u arrestua dhe iu sekuestrua edhe arma. Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.
Hetimet vijojnë, por paraprakisht raportohet se nuk ka qenë objektin ish-presidenti, por se personi ka shkëmbyer të shtëna me një tjetër person, pas një konflikti që dyshohet se kanë pasur.
Top Channel