Tapë në timon, live në TikTok/ Kozakut i sekuestrojnë makinën super luksoze, momenti kur ia marrin me karrotrec  

15/09/2024 14:20

25 persona janë arrestuar dhe proceduar gjatë javës së fundit nga Policia Rrugore e Tiranës pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor mes tyre për drejtim në gjendje të dehur të mjetit, 8 pa patente dhe 1 nën efektin e lëndëve narkotike.

Disa prej tyre janë arrestuar për drejtim në gjendje të dehur të mjetit, 8 pa patente dhe një nën efektin e lëndëve narkotike.

Po ashtu gjatë kësaj jave janë vendosur 7,889 gjoba: Përfshirë 261 për tejkalim shpejtësie, 189 për përdorim celulari, 472 për mosvendosje rripi sigurimi dhe 5,724 për parkim të gabuar.

22 leje drejtimi janë pezulluar, 12 automjete janë bllokuar, përfshirë 3 me targa të huaja.

Një prej mjeteve të sekuestruara është i personazhit të njohur të rrjeteve sociale, Kozak Braçi.

Sipas informacioneve, policia rrugore e Tiranës ia sekuestroi mjetin pasi konstatoi se në orën 3 të natës ai kishte hyrë live në rrjetin social TikTok, dyshohet në gjendje të dehur ku shfaqej duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara në zonat e banuara, si dhe duke shkelur semaforët.

Kozaku njihet për jetën e tij luksoze të cilën nuk kursen ta tregojë në rrjete sociale.

Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar personazhit të njohur të TikTok i dogjën një prej makinave të tij luksoze.

Ka qenë vetë Kozaku ai që njoftoi për ngjarjen me anë të një postimi në rrjete sociale ka treguar për rastin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA