Mjeti bujqësor del nga rruga dhe përfundon në një përrua në Pogradec, lëndohet drejtuesi
22/06/2026 15:54
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çërravë të Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet bujqësor ka dalë nga rruga duke u rrëzuar në përroin e fshatit.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule, për pasojë, drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit për mjekim.
Deri më tani, mësohet se nuk paraqet rrezik për jetën. Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje për të bërë zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel