Kryeministri Edi Rama ka ndarë statistikat se sa turistë të huaj vizituan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti.
Plot 8.5 milionë vizitorë shijuan Shqipërinë, nga 7.5 që rezultonte një vit më parë.
Të shumtë kanë qenë turistët edhe nga vende të largëta, si Meksika, Brazili, Kanadaja, Australi apo Azerbajxhani, të cilët zgjodhën të vizitojnë vendin tonë, duke iu ofruar atraksione nga më të ndryshmet.
“8,5 MILIONË vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti, jo vetëm më të shumtë në numër krahasuar me çdo vit të mëparshëm, por edhe me një larmishmëri vendesh të origjinës, ku patjetër vijojnë të konsolidohen tregjet karakteristike, ama gjithmonë e më të shumtë janë edhe turistët nga vendet e largëta dhe jo tipike si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, por edhe Azerbajxhani, Kina e Japonia, ku shifrat në rritje përkthehen edhe në një super-promovim për Shqipërinë, ndërsa viti turistik ende vijon me grupe të tëra që shijojnë atraksionet nga veriu në jug, nga alpet deri në sitet e kulturës, kalatë historike e qytetet UNESCO, pa harruar ushqimin fantastik që s’ka të krahasuar dhe mikpritjen shqiptare të hotelierëve që na bën krenarë”, ka shkruar Kryeministri.
Top Channel