Kalendari dhe Renditja/ Katër skuadra me pikë të barabarta, por në krye qëndrojnë debutuesit! Ja çfarë rezervon java e ardhshme e Superiores

13/09/2024 10:02

Kategoria Superiore mbylli javën e katërt, ku nuk mungoi spektakli, ku në 5 takime u shënuan në total 18 gola.

Në derbin e kryeqytetit, Partizani dhe Dinamo barazuan 2-2, me dy gola të shënuara në shtesë nga të dyja ekipet.

AF Elbasani mposhti Laçin 1-0 brenda në shtëpi, ndërsa Skënderbeu u mposht në Korçë nga Teuta 2-3.

Bylisi ndau pikët me Tiranën në një barazim 2-2, ndërsa në kryesfidën e javës, atë mes Vllaznisë dhe Egnatias, pa shkodranët të fitonin 3-1 në “Loro Boriçi”.

Kështu katër skuadra qëndrojnë në krye me nga 7 pikë, AF Elbasani, Partizani, Vllaznia dhe Egnatia, por kreun momentalisht e mbajnë debutuesit verdheblu për shkak të golavarazhit. Diferenca mes kryesuesve dhe vendeve që ndodhen më poshtë si Tirana, Skënderbeu dhe Dinamo është vetëm 3 pikë, ndërsa Laçi qëndron në fundin e tabelës me dy pikë në katër ndeshje të luajtura.

Java e ardhshme gjithashtu premton emocione, e cila nis që këtë të diel me takimin Egnatia-Bylis në orën 16:00, ndërsa në orën 19:00, Teuta pret në Durrës Vllazninë.

Të hënën e 16 shtatorit do të luhen dhe tre takime të tjera. Në orën 16:00, Laçi pret Partizanin, ndërsa në orën 19:00 do të luhen sfidat Dinamo-Skënderbeu dhe Tirana-AF Elbasani.

REZULTATET:

E MËRKURË (11.09.2024)

BYLIS 2-2 TIRANA

SKËNDERBEU 2-3 TEUTA

VLLAZNIA 3-1 EGNATIA

E ENJTE (12.09.2024)

AF ELBASANI 1-0 LAÇI

PARTIZANI 2-2 DINAMO

KALENDARI:

E DIEL (15.09.2024)

EGNATIA – BYLIS 16:00

TEUTA – VLLAZNIA 19:00

E HËNË (16.09.2024)

LAÇI – PARTIZANI 16:00

DINAMO – SKËNDERBEU 19:00

TIRANA – AF ELBASANI 19:00

RENDITJA:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA