Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur në “Top Story” për velierën që u gjet në brigjet e Spillesë me armë në bord.
Ai sqaroi se tashmë është kthyer në një fenomen përdorimi i velierave për shkëmbimin e drogës dhe parave.
Karamuço aludoi se drejtuesi i mjetit lundrues mund të jetë vrarë, por shtoi se ende nuk dihet e vërteta.
“Policia italiane dhe kroate, malazeze, greke edhe ne, jemi përpara një fenomeni të ri. Jemi përpara një fenomeni ku vijnë veliera që shkëmbejnë drogë dhe para në brigje të caktuara të këtyre shteteve. Duhet të ketë ndodhur një shkëmbim, mendoj sepse nuk është gjetur mall… Atëherë mund të themi se ky është vrarë dhe veliera ka ardhur në brigjet tona i pa drejtuar nga askush”, sqaroi Kramuço.
Top Channel