Sekreti i mbetjeve në Elbasan, inxhinieri zbardh skemën në “Shqipëria Live”: Toksike janë lëndët që…

12/09/2024 16:16

Inxhinieri Qerim Ismeni ka treguar në “Shqipëria Live” procesin e përpunimit të zinkut, duke treguar se lënda e nxjerrë prej saj nuk është toksike.

Ai shpjegon skemën se si funksionon përpunimi i çelikut dhe lidhja me lëndët toksike të nxjerra nga “Kurum”.

“Kam punuar thuajse për 50 vjet në fushën primare të metalurgjisë, duke i njohur mirë mineralet e bakrit që janë të bashkëshoqëruar me zift, duke njohur pjesërisht dhe pjesën e shkrirjes së çelikut, e them që këtu nuk kemi të bëjmë me pluhura toksike.

Zinku, qoftë si metalik, qoftë si oksid, nuk është toksik. Që të vazhdoj procesin, po ndalem në përkufizimin e fjalës mbetje. Është çdo lëndë që nuk ka më përdorim, që ka mbaruar ciklin e përdorimit. Nuk kemi të bëjmë me mbetje, por kemi të bëjmë me një produkt, oksid zinku, që është realizuar nëpërmjet procesit të distilimit. Gjatë shkrirjes së çelikut, gjithë zinku që është përmbajtur në skrapet e çelikut, ka avulluar dhe është përhapur te gazet.

(Skema) Ajo me të zezë është furra elektrike me arkë. Ajo në formë trekëndëshi është hinka, në të majtë ka gypin e kalimit në dy kulla ku precipiton pluhuri i trashë dhe pastaj gazi kalon dhe ngjitet lartë, duke u bashkuar me degën sipër trekëndëshit. Aty bashkohet dhe kalon në pjesën që është ajo katrorja me vija vertikale. Ato janë dhoma pluhuri. Ato janë me thasë polietileni, me gypa, me zvogëlim të presionit negativ. Duke qenë gazi me presion negativ, lëshon pluhura me impt.

Gazet e pastruara në tub ngrihen në oxhak. Oxhaku nxjerr gazin karbonik. Gazet që dalin, edhe nëse kanë monoksid karboni, oksidohen me ajrin e lirë. Këtu nuk kemi të bëjmë më me gaze të dëmshme. Kemi vetëm gazin karbonik. Është gaz i pastër që del në natyrë siç është fryma e njeriut.

Këto filtra pastrohen periodikisht, pasi mbushen ato thasët që thashë. Ato mblidhen dhe ambalazhohen dhe janë të gatshme për eksport. Pse janë të gatshme për eksport?

Analizat japin përqindjen e zinkut, ku përqindja e zinkut luhatet nga 18-30%. Kaq është një lëndë jo idealë për nxjerrjen e zinkut dhe ka një çmim në treg. Dhe siç e bëra përkufizimin e mbetjes që quhet ajo që nuk ka më përdorim, atëherë kjo ka përdorim dhe quhet produkt ose nënprodukt mbas nxjerrjes së çelikut. Nëse për “Kurumin” lënda e parë për përdorim është çeliku për ndërtim, ky është destinacioni për nxjerrjen e zinkut, një mineral i mirëfilltë zinku”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA