FOTOT/ Përflitet për një lidhje të re, e dashura e re e Ledrit fanse e Sara Hoxhës? Dikur shoqe me Dafinën, zbulohet lidhja e saj me…

11/09/2024 19:07

Ledri Vula, një nga reperët më të njohur shqiptarë, është në qendër të vëmendjes mediatike për një lidhje të re dashurie, një vit pas ndarjes nga blogerja e njohur, fituesja e Dancing With the Stars Albania, Sara Hoxha.

Së fundmi, në rrjetet sociale është publikuar një foto e Ledrit duke shijuar pushimet me një vajzë, e njohur si Rina Zaiti, që ka ngjallur shumë diskutime dhe spekulime. Dyshja ndiqen bashkë edhe në rrjete sociale.

Për më tepër, interesant është fakti që vetëm një muaj më parë, Rina kishte komentuar në postimet e Sara Hoxhës, duke e përshkruar atë si “mama të bukur”, ku Sara ndan një vajzë me Ledrin.

Ky koment ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi lidhja e Rinës me Ledrin është pranuar si e vërtetë nga ndjekësit, duke ngritur pyetje për lidhjen e saj me ish-partneren e reperit.

Një tjetër element intrigues është lidhja e Rinës me Dafina Zeqirin, një mikeshë e ngushtë e saj dhe ish-partnere e Ledrit.

Kujtojmë se Dafina kishte pasur një debat publik virtual me Ledrin dhe Sarën kur ata ishin ende bashkë, dhe raportet mes Dafinës dhe Sarës ishin gjithashtu të ngarkuara. Megjithatë, edhe pse Sara dhe Dafina ishin miq të mirë për një kohë, miqësia e tyre u prish pas zënkës së tyre të njohur. Aktualisht Rina dhe Dafina nuk ndiqen në rrjete sociale.

Rina nuk është një vajzë edhe aq e panjohur për publikun, pasi jo vetëm që ka në pronësi disa qendra estetike, ku kurojnë imazhin shumë personazhe VIP, por është parë edhe në disa postime e disa prej tyre. Por Rina është edhe motra e Ron Zaitit, reperi i cili pati një bashkëpunim shumë të suksesshëm me Dafina Zeqirin dhe më pas disa me Semi Jaupaj, ku dhe u përfolën për një lidhje.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA