Liga e Kombeve luajti mbrëmjen e saj të fundit sot, ku përveç Shqipërisë, në fushë zbritën dhe 16 ekipe të tjera.
Dueli më interesant i mbrëmjes ishte ai i Ligës A në Grupin 3, mes Holandës dhe Gjermanisë. Në këtë “klasike” europiane mbizotëroi spektakli, por në fund të dyja skuadrat u ndanë me nga një pikë në një barazim 2-2. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Hungaria dhe Bosnja barazuan pa gola.
Në Ligën B spikati ndeshja mes Anglisë dhe Finlandës, ku hero u kthye Harry Kane me një dy-golësh, duke i dhënë fitoren e radhës “Tre Luanëve”.
Sa i përket rivalëve të Shqipërisë në Grupin B1, ishte Republika Çeke e cila mundi 3-2 në shtëpi Ukrainën.
Një fitore e pastër dhe për Maqedoninë e Veriut, e cila me dhe pse me 10 lojtarë, mundi 2-0 Armeninë në shtëpi, me një gol që erdhi nga Bardhi.
REZULTATET:
LIGA A
HOLANDË 2-2 GJERMANI
Reijnders 2’, Dumfries 50’ / Undav 38’, Kimmich 45+3’
GOLI I REIJNDERS (VIDEO)
GOLI I UNDAV (VIDEO)
GOLI I KIMMICH (VIDEO)
GOLI I DUMFRIES (VIDEO)
HUNGARI 0-0 BOSNJE & HERCEGOVINË
LIGA B
REP. ÇEKE 3-2 UKRAINË
Sulc 21’, 45+2’, Soucek (P) 80’ / Vanat 37’, Sudakov 84’
ANGLI 2-0 FINLANDË
Kane 57’, 76’
GOLI I PARË I KANE (VIDEO)
GOLI I DYTË I KANE (VIDEO)
IRLANDË 0-2 GREQI
Ioannidis 50’, Tzolis 87’
LIGA C
MAQEDONI E VERIUT 2-0 ARMENI
Bardhi 70’, Miovski 79’
LETONI 1-0 ISHUJT FAROE
Varslavans 64’
LIGA D
ANDORRA 0-1 MALTA
Camenzuli 45’
Top Channel