Nëndetëse ruse e luftanije kineze në manovrat madhore në Detin e Japonisë (fotot)

10/09/2024 19:26

Rusia publikonte sot pamje të manovrave të përbashkëta detare me luftanijet kineze në Detin e Japonisë, të cilat besohet se janë stërvitja më e gjerë detare e dekadës së fundit.

Manovrat ushtarake që nisën sot besohet se përfshijnë më shumë se 200 luftanije, nëndetëse dhe mjete mbështetëse, ndërsa do të zgjasin deri më 16 shtator, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.

Moska dhe Pekini kanë thelluar bashkëpunimin ushtarak dhe ekonomik vitet e fundit teksa të dyja kërkojnë të kundërpeshojnë ndaj asaj që konsiderojnë si rendi global ekonomik i drejtuar nga SHBA, shkruan rrjeti AFP.

Stërvitja ruse e quajtur Ocean-2024 po kryhet në rajone të oqeanit Paqësor dhe atij Arktik, në detin Balltik e më pas në Mesdhe, sipas planit të Vladimir Putin.

“Nën pretekstin e kërcënimit rus dhe të republikës popullore të Kinës, SHBA dhe satelitët e tij po shtojnë prezencën ushtarake pranë kufijve perëndimorë të Rusisë, në Arktik e në Paqësor, prandaj ne duhet të jemi të përgatitur”, tha më herët Putin.

Kina ka dërguar në fushatë katër luftanije dhe një mjet detar mbështetës.

Ministria e jashtme kineze tha se kishte observuar luftanijet kineze që kalonin në drejtim të Rusisë në fundjavë, duke lundruar drejt veriut mes ngushticës Tsushima.

Ngushtica Tsushima gjendet mes Koresë së Jugut e Japonisë duke lidhur detin e Kinës Jugore me Detin e Japonisë.

Para nisjes së manovrave Putin akuzonte Uashingtonin për nxitje të garës së armatimeve.

“SHBA po provokon garë armatimesh pa marrë parasysh sigurinë e aleatëve të vet në Evropë apo Azi, dhe po krijon parakushtet për përshkallëzime ushtarake”, tha Putin.

Tokio ka raportuar më parë prezencën e luftanijeve kineze në afërsi të ujërave të saj ndërsa konfrontime ka pasur gjithashtu rojës bregdetare japoneze dhe mjeteve kineze të peshkimit në detin e Japonisë, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA