Imazhet e familjarëve që pozojnë me të vdekurit e tyre në ritualin solemn të ‘pastrimit të kufomave’(fotot)

10/09/2024 21:43

Ashtu si në rituale të ngjashme në disa rajone të botës, edhe një komunitet në Indonezi zhvarrosin të vdekurit e tyre te balsamosur për t’i pastruar dhe çmallur me ta në ceremoninë e çuditshme.

Komunitetet Torajan në ishullin indonezian Sulawesi rikthehen te të vdekurit e tyre duke i veshur, pastruar e zbukuruar, nganjëherë duke u dhë në dhe cigare për të tymosur.

Ceremonia e njohur si Ma’nene, mbledh familjarët për të kontrolluar trupat e balsamosur të të vdekurve në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit.

Familjarët pastrojnë trupat e të dashurve të tyre, u veshin rroba të pastra dhe nganjëherë dalin me ta në fshat për të celebruar paraardhësit.

Në fshatin në fjalë tradita ndiqet prej 40 vjetësh, teksa vendasi, Samuel Matasak, thotë: “Për popullin Torajan edhe nëse dikush ka vdekur, ka përsëri lidhej me shpirtin e paraardhësve tanë”.

Yuliana Palino, një tjetër vendase thotë: “Trupat pastrohen, u vishen rroba të reja dhe arkivolët zëvendësohen nëse janë të dëmtuar. Për mua është një gëzim pasi shpreh dashurinë për të afërmit e mi të vdekur”.

Në një nga pamjet, një burrë shihet që i ndez një cigare kufomës së të afërmit.

Në komunitetin Torajan vdekja konsiderohet jo si një fund por si një tranzicion gradual në një tjetër realitet, që shoqërohet me përgatitje dhe pjesëmarrje të përbashkët, shkruan rrjeti The Sun.

Të vdekurit trajtohen vetëm si të dobët ose të sëmurë, teksa familja përgatit funeralin.

Funeralet e komunitetit janë evente të gjata ku marrin pjesë qindra njerëz, me rituale sakrificash kafshësh e rituale të tjera për të lehtësuar tranzicionin në jetën tjetër.

FOTO GALERI
1/7
Komunitetet Torajan në ishullin indonezian Sulawesi rikthehen te të vdekurit e tyre duke i veshur, pastruar e zbukuruar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA