Kosova e nis me humbje, Dardanët mposhten në shtëpi 3-0 nga Rumania

06/09/2024 22:52

Kosova e fillon me humbje aventurën e Ligës së Kombeve, në përballjen me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përfaqësuesja Dardane u mund me shifrat 3-0 përballë një kundërshtari të fortë si përfaqësuesja rumune e cila konsiderohet si edhe më e forta e grupit 2 të Ligës C pasi dy skuadrat e tjera janë Qipro dhe Lituaia.

Në mbyllje të pjesë së pare, Man zhbllokon takimin duke shkua me shifrat 0-1 në dhomat e zhveshjes. Ndërkohë në pjesën e dytë përfaqësuesja e Rumanisë shënoi edhe dy here të tjera, me Marin sapo filloi 45 minutëshi i dytë, dhe kur Kosova ishte hedhur e gjitha në sulm për të tentuar të gjente rrugën e rrjetës, pëson edhe golin e tretë sërish me Martin në minutën e 82-të.

Ndërkohë atmosfera tensionohet dhe për shkak të lojës së ashpër skuadra shqiptare e drejtuar nga gjermani Foda mbetet me dhjetë lojtarë për shkak të kartonit të dytë të verdhë që mori Vojvoda në minutën e 85-të.

Ndeshja e radhës për Kosovën do te jetë më 9 shtator, përballë Qipros në transfertë, e cila fitoi ndeshjen e sajë të pare përballë Lituanisë dhe është në kuotën e 3 pikëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA