“Jam… më jep 60 mijë euro”, mashtroi qytetarin duke iu prezantuar si një biznesmen dhe i mori paratë, arrestohen dy të rinj në Tiranë, në kërkim shoku i tyre 05/06 14:33
Ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare reperi Fatman Scoop.
Mediat e huaja raportojnë se artisti u rrëzua në skenë në Hamden Town Center Park, Connecticut, dhe më pas u dërgua në spital.
Britmat u dëgjuan në shfaqjen e tij të fundit teksa ai u shemb papritur në skenë. Edhe pse mjekët tentuan që t’i japin ndihmën e parë menjëherë pas ngjarjes, ai nuk ka mbijetuar dot.

I lindur në New York City në vitin 1971, ai bëri emër përmes bashkëpunimeve me mega-yje në fillim të viteve 2000 dhe ishte i njohur për praninë e tij të thellë vokale të zhurmshme.
Shkaku i saktë i vdekjes së artistit nuk është i qartë.
Top Channel