Malajzia celebronte sot 67 vjetorin e Ditës së Pavarësisë në kryeqytetin Putrajaya, me një paradë gjigante civile e ushtarake ku merrnin pjesë rreth 17,000 performues.
Mbreti Sultan Ibrahim dhe kryeministri Anwar Ibrahim ndoqën parakalimet e performancat e të rinjve të shkollave.
Nxënësja 20-vjeçare Vinusha Sinnaia, tha për rrjetin AFP se ndjehej krenare që merrte pjesë.
“Jam mirënjohëse që më kanë zgjedhur për të recituar në celebrimet e pavarësisë 2024 duke përfaqesuar studentët e shkollës pedagogjike IPG.”
“Mendoj se Malajzia do të zhvillohet, ndoshta si fqinj i ynë Singapori, dhe njerëzit të jetojnë në harmoni”.
21 vjeçarja Leong Hoi Kei, pjesëmarrëse në paradë, shtoi :
“Shpresoj të jemi më të bashkuar, të ndihmojmë e të respektojmë kulturat e ndryshme të njëri-tjetrit”.
Drejtori i vendas i turizmit e kulturës tha: “Në këto 67 vjet pavarësi vendi ynë ka ruajtur trashëgiminë e pasur kulturore, duke përfshirë dhe modernen e inovacionin. Rritja e turizmit është një dëshmi e aftësisë së Malajzisë për të mirëpritur e mahnitur vizitorët nga e gjithë bota.
Prej vitesh Maljazia ka kthyer në prioritet strategjitë e rritjes së turizmit dhe të përfshirjes në skenën ndërkombëtare.
Top Channel