Nis punë reaktori i ri bërthamor në veri të Francës (fotot)

30/08/2024 19:30

Pas shumë vonesash në punime, reaktori i impjantit të energjisë bërthamore në Flamanville ka kërkuar lejen për nisjen e operacioneve.

Pas kritikave për vonesat dhe tejkalimin e buxhetit, centrali Flamanville-3 po nis periudhën e testimeve hapëse që do të zgjasë disa muaj, ndërsa pritet të arrijë potencialin e plotë deri në fund të vitit.

Ndërtimi i Flamanville-3 nisi në 2007 dhe fillimisht pritej të përfundonte në 2012.

Impjanti është çuditërisht 12 vjet me vonesë dhe kostot e ndërtimit janë fryrë në mënyrë absurde nga €3.3 miliardë që parashikohej, në më shumë se €13.2 miliardë.

Faktorë të shumtë kanë kontribuar në dështimet e Flamanville-3, por një auditim në 2019 zbuloi se prej gabimeve pjesë të shumta të tij ishin shembur dhe duhej të rindërtoheshin, sipas ekspertëve.

Për lidhjen me rrjetin elektrik të reaktorit me ujë nën presion, i 4-rtii këtij tipi në botë, “nuk do të ketë ndryshime në afatet kohore”, thanë drejtuesit.

Imjanti do të nisë funksionin këto ditë me 25% përqind të kapacitetit të tij , teksa pritet të arrijë potencialin deri në fund të vitit.

FOTO GALERI
2/7
Pas shumë vonesash në punime, reaktori i impjantit të energjisë bërthamore në Flamanville ka kërkuar lejen për nisjen e operacioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA