Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, temperaturat ekstreme anulojnë aktivitetet e 4 Korrikut në disa shtete të SHBA-së 04/07 14:46
Është martuar sot në një ceremoni private lideri i SYRIZA-s, Stefanos Kasselakis, më partnerin e tij.
Mediat greke kanë publikuar foto nga ambientet ku është mbajtur ceremonia e martesës dhe festa, si dhe të ftuarve të shumtë, figura të njohur të politikës dhe biznesit në Greqi.
Ceremonia e sotme është kulmimi i dasmës katërditore të presidentit të SYRIZA-s, në vendlindjen e familjes së tij, në Hania të Kretës.
Më herët, presidenti i SYRIZA Stefanos Kasselakis dhe Tyler Macbeth shkëmbyen betimet e dashurisë, në amfiteatrin e gjelbër në natyrë të Kopshtit Botanik Hania.
Top Channel