Në pamje të shpërndara në rrjetin X, shihet burri që nis të kërkojë në valixhen e tij dhe më pas të nxjerrë një çekiç me të cilin thyen ekranet e sportelit të linjës ajrore.
Ngjarja shokuese në aeroportin e Kilit, ‘Nuevo Pudahuel’ erdhi pasi burri që besohet se ishte haitian, mësoi se bileta e tij e avionit ishte e pavlefshme.
Udhëtari kishte shkuar për të konfirmuar fluturimin e tij drejt Miami, Florida me linjat American Airlines, sipas rrjetit kilen Cooperativa. Por bileta e tij ishte e pavlefshme dhe punonjësi i tha se nuk mund të merrte avionin.
Hombre destruye stand de aerolínea en el aeropuerto de Santiago de Chile? Que paso??? pic.twitter.com/OkwVr1ztaD
— JOSE MANUEL BRITO (@Jmbs90) August 28, 2024
Në deklaratën e përfaqësuesit të policisë Manuel Narváez thuhej: “Në një moment tërbimi kundër linjës ku kishte blerë biletën e avionit për në Miami, ai nxorri çekiçin nga një prej valixheve të tij dhe nisi të dëmtonte pajisjet e aeroportit”.
“Në deklaratën e tij për autoritetet, burri tha se kishte blerë biletën për në Miami nga një platformë interneti por fluturimi i tij nuk ishte rezervuar kurrë”, shtoi Narváez.
Top Channel