Debate në studio, analiza dhe intervista ekskluzive/ “Shqipëria Live” rikthehet këtë sezon me një format krejtësisht të ri

27/08/2024 13:00

Shqipëria Live vjen këtë sezon me një format krejtësisht të ri dhe padiskutim do të jetë programi në të cilin, vëmendja ju kushtohet të gjithëve, aty ku do të përfshihen tematikat kryesore të momentit.

Ky sezon rikthen ne familjen “Top Media” moderatoren Sidorela Gjoni e cila do të drejtojë çdo ditë nga e hëna në të premten programin “Shqipëria Live”.

Sidorela Gjoni me një përvojë 10 vjeçare në media, si figurë e krijuar në Top Channel së bashku me një staf të dedikuar dhe ide të reja, synim të përçojë këtë program kudo ku ka shqiptarë, kudo ku flitet shqip e do trajtojë çdo temë që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo vetëm jetën e tyre!

Të ftuar të ndryshëm, intervista ekskluzive, lidhje direkte dhe debat në studio.

Do të ketë një mbulim 360 gradë të ngjarjeve në kohë reale përgjatë dy orëve transmetim direkt.

Qëllimi është që të ketë një përfshirje të të gjithë Shqipërisë dhe jo vetëm, padyshim do të trajtohen tema nga rajoni e bota, ku veç lidhjeve direkte në çdo rast do të ketë dhe diskutime opinione e analiza në studio me panele të dedikuara!

Kronika, foto, materiale, tabela, analiza, citime dhe gjithçka tjetër në standardin e duhur do t’i përgjigjen temës dhe të ftuarve!

Top Channel krijon mundësinë e një mbulimi të gjere të cilësdo ngjarje apo teme në çdo cep të Shqipërisë e kjo e bën me të thjeshtë përcjelljen në ekran të gjithçkaje ndodh për shikuesin.

Ngjarjet politike nga zgjedhjet, samitet, debatet parlamentare, përplasjet partiake, përballjet me drejtësinë dhe qasja te qytetari do të trajtohen jo vetëm me analistë të ndryshëm dhe të përzgjedhur por dhe me vete personazhet kryesore të fushës!

Me energji, ritëm, standard dhe cilësi në imazh e të ftuar, Shqipëria Live synon të jetë përgjigja e çdo paqartësie të kujtdo që e ndjek!

Shqipëria Live, një emision nga Sidorela Gjoni, dedikuar çdo ngjarje që ndodh në vendin tonë dhe trevat shqipfolëse. Të ftuar, lidhje live, analiza, materiale ekskluzive, raportim nga terreni të ngjarjeve, pasqyrohen çdo ditë në oren 12:45 deri në orën 15:00 në ekranin e Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA