Reperi amerikan anulon shfaqjen në Dubai në protestë ndaj rolit të Emirateve në konfliktin e Sudanit (fotot)

26/08/2024 16:19
Macklemore

Reperi i njohur amerikan Macklemore ka njoftuar se nuk do të performojë në Emiratet e Bashkuara Arabe derisa vendi të ndalojë armatosjen e ushtrisë së gjeneralit rebel në konfliktin e rëndë të Sudanit, ku mijëra njerëz kanë humbur jetën.

Macklemore tha në njoftimin e tij se po anullon koncertin e tetorit në Dubai prej rolit të Emirateve të Bashkuara në “gjenocidin dhe krizën humanitare” në Sudan me mbështetjen e tyre për forcat paramilitare që luftojnë kundër qeverisë atje.

Njoftimi i reperit të njohur ka risjellë në vëmendje rolin e Emirateve në konfliktin e rëndë afrikan, edhe pse zyrtarët kanë mohuar se po armatosin forcat e drejtuara nga gjeneral Mohamed Hamdan Dagalo.

Por ekspertë të OKB sinjalizuan në fillim të vitit se ka “prova të besueshme” se Emiratet kanë dërguar disa herë armatime për forcat paramilitare nga veriu i Çadit.

Sudani i zhyt papritur në kaos prej prillit 2023, kur tensionet mes ushtrisë dhe liderëve paramilitarë ndezën konfliktin brutal në kryeqytetin Khartoum, e më tej në rajonin perëndimor Darfur, qe po kthehet ne nje genocid. Rreth 20 000 njerëz besohet se kanë humbur jetën por miliona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, shumë prej të cilëve janë tashmë në krizë urie.

Në një sesion të tensionuar të Këshilit të Sigurimit të OKB, qeveria e Sudanit akuzoi drejtpërdrejt Emiratet për armatosjen e forcave rebele, ndërkohë që supozohet të jetë pjesë e negocjatave të paqes për t’i dhënë fund luftimeve.

Emiratet nuk komentuan ndaj njoftimit të muzikantit amerikan Macklemore, ndërsa organizatorët thanë se shfaqja është anuluar dhe biletat do të rimbursohen.

Në postimin në rrjetin Instagram, Macklemore, fitues i një çmimi Grammy, tha se “shumë njerëz më kanë kërkuar të ndaloj shfaqjen në solidaritet me popullin e Sudanit dhe kundër rolit të Emirateve në gjenocidin dhe krizën humanitare në vijim.

Macklemore ka thënë se ka ndryshuar vendimin për shfaqjen teksa ka mbështetur hapur palestinezët në konfliktin në Rripin e Gazës dhe ka publikuar këngën ‘Hind’s Hall’, në nder të një vajze të quajtur Hind Rajab, e vrarë në Gaza nga forcat izraelite.


“E di se kjo mund të vërë në rrezik shfaqjet e mia në rajon, por derisa Emiratet të ndalojnë armatimin e financimin e forcave rebele në Sudan, nuk do të performoj aty”, shkruante muzikanti, sipas The Guardian.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA