Gjermania do të dëbojë emigrantët e paligjshëm, kancelari Scholz i jep dritën jeshile: Do të përshpejtojmë deportimet

26/08/2024 14:36

Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi mbështetjen e tij për rritjen e deportimeve të emigrantëve të paligjshëm.

Deklarata e kreut të ekzekutivit gjerman vjen pak ditë pas sulmit me thikë që shkaktoi tre të vdekur në qytetin perëndimor të Solingenit, e nxiti thirrjet partive opozitare për reformim të menjëhershëm të politikave të azilit.

“Deportimet duhet të përshpejtohen, me rregullore ligjore nëse është e nevojshme. Nevojitet një zbatim i qendrueshëm dhe praktik i ligjeve ekzistuese, përfshirë ato për emigrantët që aplikojnë për azil në Gjermani dhe jo në vendin e parë të Bashkimi Europian ku ata mbërrijnë në kundërshtim me Rregulloren e Dublinit. Me siguri do të ketë kuptim të krijohet një grup i posaçëm për ta studiuar një gjë të tillë”, tha Scholz.

Vrasja e tre personave dhe plagosja e tetë të tjerëve në sulmin e së premtes në një shesh në qendrën e Solingenit, shokoi Gjermaninë. I dyshuari 26-vjeç, i cili është me origjinë nga Siria, u dërgua në paraburgim me urdhër të gjykatës. Ai mendohet se është anëtar i grupit terrorist të Shtetit Islamik. 26 vjecari duhet të ishte deportuar në Bullgari vitin që shkoi, pas ii ishte refuzuar kërkesa për azil. Por pas këtij refuzimi, i riu ishte fshehur në Gjermani, kështu që dëbimi nuk ishte më i vlefshëm dhe siriani u transferua në Solingen, shkruan “Welt”.

Kreu i CDU-së Friedrich Merz në ARD, e akuzoi qeverinë e Scholz-it për një “politikë naive të emigracionit” e përpos pretendimeve për dëbime në Siri dhe Afganistan, Merz rinovoi gjithashtu kërkesën për ndalimin e pranimit të refugjatëve nga këto vende, ndërsa këmbënguli ” gjithashtu për kontrolle të vazhdueshme dhe kthime që në kufi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA