Kthimi i Joao Cancelo në Barcelonë po bëhet më i ndërlikuar pavarësisht se trajneri Hansi Flick dhe drejtuesit e kanë bërë atë prioritet për të forcuar vijën e mbrojtjes.
Në fakt, vitin e kaluar luzitaniani u transferua në huazim pa detyrim blerje dhe katalanasit do të donin ta përsërisnin këtë operacion, por nuk e kanë marrë parasysh Manchester Cityn, me të cilin Cancelo është i lidhur deri në vitin 2027, të cilët janë të vendosur kundër një opsioni tjetër të ngjashëm dhe kërkojnë garanci për blerjen e lojtarit në të ardhmen për një shumë prej rreth 25 milionë euro.
Barcelona mund të pranonte vetëm me shifra dukshëm më të ulëta dhe kjo nuk e ndihmon operacionin veçanërisht sepse për portugezin ka hyrë edhe Al Hilal, i cili mund të plotësonte kërkesat e Cityt, madje flitet për një ofertë prej 40 milionë euro.
Duke pasur parasysh praninë e klubit saudit, Cancelo, siç raportohet nga Mundo Deportivo , nuk do të ishte i gatshëm të merrte një ulje të re pagash për të përmbushur nevojat e Barcelonës. Kjo është arsyeja pse kthimi i tij është përpjetë dhe ndoshta nuk do të realizohet.
Top Channel