Francë-Itali në Paris, formacioni i mundshëm i Të Kaltërve, sulmi është rebus

02/10/2026 10:32

Sfida me Francën në Saint Denis ka një vlerë shumë të madhe për Italinë dhe jo vetëm për peshën që kanë të dyja skuadrat. Të Kaltrit pas fitores mëse të merituar ndaj Turqisë do të kërkojë që të konfirmohet, ndërkohë që në lojë është edhe kreu i Grupit A1.

Është pikërisht Franca e Zinedine Zidane ajo që kryeson me 6 pikë të plota, ndërsa Italia e Belgjika, që do të luajë ndaj Turqisë janë me 3 pikë. Kështu, ‘Les Bleus’ do të kërkojnë të shkëputen akoma më shumë, ndërsa të besuarit e Roberto Mancinit do të kërkojnë t’i frenojnë. Dy vendet e para të grupit kalojnë në çerekfinale të Nations League, ndërsa 2 ekipet e vendeve të katërta më të dobëta bien në Ligën B. Dy ekipet më të dobëta të vendeve të treta dhe dy ekipet më të mira të vendeve të katërta do të luajnë në playoff me skuadrat e vendit të dytë të Ligës B.

Francë-Itali, formacioni i mundshëm.

Në këtë ndeshje Italia nuk do të ketë Ahanor, Cambiaghi, Coppola, Ghilardi, Inacio, Kouadio, Mandragora, Pessina e Romano. Në krahasim me ndeshjen me Turqinë, me skuadrën në Paris do të jetë një futbollist më shumë që do të thotë së në Coverciano këtë radhë janë lënë 9 futbollistë, ndërsa të hënën qëndruan 10 lojtarë. Në këtë pikë përsa i përket formacionsit, Donnarumma do të jetë mes shtyllave. Te reparti i mbrojtjes kanë lindur dilemat e para të Mancinit. Bastoni pritet të konfirmohet në qendër pranë krahut të majtë. Përkrah tij më shumë gjasa do të jetë Mancini që është në avantazh kundrejt Scalvinit. Po kështu edhe Kayode pritet të konfirmohet bashkë me Calafiorin.

Në ‘regji’ në rolin e organizatorit u provua Ricci, por do të jetë Sandro Tonali në fushë. Nëse është mirë, ai do të jetë titullar, duke qenë se Mancini kishte vendosur ta aktivizonte në 3 ndeshjet e para, por që në fund e la pushim në sfidën e fundit. Rikthehet Barella, ndërsa në një pozicion më sulmues në krahë do të jetë Fagioli. Treshja sulmuese është e gjitha në balotazh. Gjithçka është e hapur për repartin ofensiv me Kean që pritet të vlerësohet. Scamacca u provua në qendër të një tresheje të përbërë nga Maldini dhe Kean në krahë, por Pio Esposito duket se është favoriti. Por mund të ketë edhe një surprizë me Vergata dhe Sebastiano Esposito.

Formacioni i mundshëm: Donnarumma; Kayode, Mancini, Bastoni, Calafiori; Barella, Tonali, Fagioli; Maldini, Pio Esposito, Kean.

Top Channel