Kishte mbjellë kanabis në një parcelë me misër, arrestohet 67-vjeçari në Shkodër

24/08/2024 10:33

Një 67-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi u kap duke u kujdesur për disa bimë kanabisi në fshatin Trush.

67-vjeçari A. L kishte mbjellë rreth 215 bimë kanabisi mes një parcele me misër, të cilat u asgjësuan përmes djegies.

Ndërkohë monitorimi ka vijuar dhe në territorin e njësisë administrative Pult, ku konstatuan të kultivuara dhe u asgjësuan 146 bimë kanabis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA