Macron në Beograd, Vuçiç i ankohet Rusisë: Kosova po e hap urën me dhunë

22/08/2024 16:25

Presidenti francez Emmanuel Macron do të vizitojë Serbinë në fund të gushtit, e pohuar kjo nga vetë kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiç.

Ndalesa e Macronit në Beograd vjen më pak se pesë muaj pasi ai e priti homologun serb me nderime në Pallatin Elize. Kjo do të jetë vizita e dytë e presidentit francez në Serbi në pesë vjetët e fundit, teksa dy shtetet po forcojnë raportet e tyre, sidomos në fushën e ekonomisë.

Të dy liderët, në deklaratat e tyre asokohe patën pohuar se një prej temave të takimit do të ishte blerja nga Serbia e avionëve luftarakë francezë, Rafale. Vuçiç e përshkroi shkurtin e vitit 2023 blerjen e avionëve të fuqishëm ushtarakë si më të madhen nga buxheti i ushtrisë serbe, “me një vlerë prej 3 miliardë eurosh”.

Ndërkohë, Vuçiç sot u takua me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, me të cilin ka biseduar për situatën në Kosovë dhe mundësinë e asaj që e përshkroi si “hapje me forcë” e urës mbi lumin Ibër. Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç sqaroi se i kishte shprehur ambasadorit “shqetësimin e tij të thellë mbi pasojat e mundshme që mund t’i ketë hapja e detyruar e kësaj ure, ndërsa foli edhe për aktivitete të tjera të planifikuara sipas tij popullit serb në Kosovë”, pa dhënë ndërkohë asnjë detaj apo burim informacioni për planet që përmendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA