Celebrime katolike në Nikaragua pas kufizimeve ndaj OJQ-ve, kishave e enteve fetare (fotot)

22/08/2024 19:24

Celebrime të zhurmshme e shumëngjyrëshe katolike vëreheshin dje, sic ndodh disa here ne vit në Nikaragua, pak pasi qeveria ka njoftuar se kishat e entet fetare duhet të paguajnë taksa mbi të ardhurat, si dhe ka njoftuar mbylljen e më shumë se 100 OJQ-ve.

Ashpërsimi i kontrollit ndaj këtyre organizatave është më i rëndi që prej protestave të vitit 2018, shkruan rrjeti AFP, edhe pse vendi ka nje numer te madh besimtaresh.

Ligji i anulimit të përjashtimeve taksore për kishat e fondacionet fetare është nënshkruar nga presidenti Daniel Ortega njoftonte gazeta zyrtare vendase ‘La Gaceta’.

Ligji i ri parashikon që këto ente të paguajnë taksa deri në 30% të të ardhurave vjetore, në varësi të shumës në fund të vitit financiar.

Ndryshimet taksore përfshijnë gjithashtu organizatat jo-qeveritare dhe ligjin për “agjentët e huaj”, duke i detyruar ato të kryejnë projektet e tyre në bashkëpunim me institucionet shtetërore.

Siç njoftohet, qeveria gjithashtu ka mbyllur më shumë se 100 OJQ ndërkombëtare dhe dhoma tregtie, çka opozita e vendit në ekzil, e quante një sulm ndaj shoqërisë civile,.

Të premten qeveria Ortega publikoi urdhrin e kontestuar se OJQ-të duhet të punojnë vetëm në bashkëpunim me entet shtetërore.

Zhvillimi erdhi një ditë pasi Venezuela, që është aleate e Nikaraguas, aprovoi një ligj të ngjashëm ndaj OJQ-ve, i quajtur nga aktivistët e të drejtave si persekutim i kundërshtarëve te Maduro.

Ekspertja e çështjeve të Kishës, Martha Patricia Molina, pjesë e opozitës në ekzil në SHBA, tha se qeveria po përpiqet “të mbysë kishën financiarisht për t’i ndaluar aktivitetin”.

Masa e fundit raportohet se e çon në mbi 5,000 numrin e organizatave të mbyllura nga qeveria që prej protestave të 2018, shkruan rrejti AFP.

Qeveria e Ortega, e bashkëshortes së tij të fuqishme dhe zv. presidentit Rosario Murillo, ka ashpërsuar ligjet pas protestave anti-qeveritare të vitit 2018, kur për tre muaj u vranë më shumë se 300 njerëz, sipas raporteve të OKB.

Ortega, një ish-guerrilas 78-vjeçar që qeveris prej vitit 2007, ka thënë se OJQ-të dhe kisha katolike kanë mbështetur protestat, që nga ana e tyre financohen fshehtësisht nga Uashigtoni./AFP/

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA