Ukrainasit të pavendosur për ndalimin e kishës ortodokse ruse nga autoritetet në vend (fotot)

20/08/2024 19:31

Pas votës së sotme të parlamentit të Ukrainës për ndalimin e Kishës Ortodokse që tradicionalisht është e lidhur me Rusinë, njerëzit në kryeqytetin Kiev kishin reagime të përziera.

Masa është vijimi fushatës së Kievit për të ndaluar lidhjet fetare, shoqërore e institucionale me Rusinë, por shumë qytetarë thonin se kjo çështje nuk kishte lidhje me politikën

Pensionistja Lubov, e cila nuk donte të jepte emrin e saj të plotë, tha për rrjetin AFP se besimi nuk mund të ndalohet në këtë mënyrë:

“Unë jam besimtare, dhe jam ukrainase, të parët e mi kanë jetuar këtu dhe jemi rrëfyer këtu, sepse ky vend i përket Zotit. Ky këtu është Lavra (manastiri), dhe Zoti është më lart se të gjithë ne.”

Besimtarja 56 vjçare Svetlana, gjithashtu nuk donte të hiqte dorë nga besimi saj tradicional:

“Ne vijmë këtu për Zotin. Në këtë kishë jam pagëzuar, këtu jam martuar dhe nuk duam që ajo të ndalohet. Kristianët e vërtetë ortodoksë e kuptojnë se këtu bëhen vetëm lutje, ketu nuk bëhet politikë. Ne vijmë këtu lutemi për fëmijët tanë, për të afërmit, dhe falenderojmë Zotin. Tani ndoshta do të duhet të lutemi në rrugë, ndoshta do të ngrejmë tenda, do të lutemi gjithsesi”.

Muzikanti 21 vjecar Igor, miratonte masën e ndalimit të kishës:

“Çdo gjë ka lidhje me politikën, edhe arti, edhe sporti, ashtu si dhe feja nuk mund të shkëputen nga politika. Feja dhe Zoti kanë një ndryshim por çdo rrëfim ka një bazë morale e filozofike, që bazohet në një motiv të fiksuar arsyetimi”, mundohej te argumentonte i riu me rrjetin AFP.

FOTO GALERI
3/9
Pas votës së sotme të parlamentit të Ukrainës për ndalimin e Kishës Ortodokse që tradicionalisht është e lidhur me Rusinë, njerëzit në kryeqytetin Kiev kishin reagime të përziera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA