Publikon pamje nga pista e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, Rama: Do jetë gati në fund të vitit, pasagjerët e parë do vijnë…

09/08/2024 08:16

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale, pamje nga pista e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, ku shprehet se do jetë gati në fund të vitit dhe se do presë pasagjerët e parë në verën e ardhshme.

“Mirëmëngjesi dhe me fluturimin e legjendarit Alket Islami mbi pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, e cila do të jetë gati në fund të vitit, për t’u futur në testet e certifikimeve europiane dhe për të pritur pasagjerët e parë verën e ardhshme, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA