Aksident në Vlorë/ Makina e policisë përplas 13-vjeçarin te vijat e bardha, i mituri jashtë rrezikut për jetën

15/07/2026 21:16

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”, ku mjeti i Policisë Bashkiake, i drejtuar nga shtetasi G. H., ka goditur një fëmijë 13 vjeç.

Fëmija në ato momente ka qenë duke kaluar rrugën në vijat e bardha.

Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është transportuar në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ndërkohë, policia ka nisur verifikimet për rastin në fjalë.

Top Channel