Emri i Luana Alonso-s tashmë filloi të qarkullonte në rrjetet sociale para fillimit të Lojërave Olimpike të Parisit.
Megjithatë, qëndrimi i saj në Paris nuk ka qenë ashtu siç priste. Pas skualifikimit në raundin e parë të 100 metrave me shpinë, Alonso njoftoi tërheqjen e saj. Nuk u ndal me kaq, pasi Komiteti Olimpik i Paraguait i kërkoi publikisht të largohej nga fshati Olimpik për “krijimin e një mjedisi të papërshtatshëm për shokët e saj të skuadrës”. Një dëbim që edhe pse e ka mohuar kategorikisht në rrjetet e saj sociale, tashmë është përhapur në mbarë botën.
E lindur në Asunción në vitin 2004, Luana Alonso ka pasur një lidhje të drejtpërdrejtë me notin që kur ishte vetëm 4 vjeç. Në atë moshë ajo filloi të garonte dhe vetëm 17 vjeç debutoi në Lojërat e saj të para Olimpike në Tokio 2021. Një eksperiencë që duhet të ketë qenë shumë shpërblyese, pasi ajo bëri tatuazh unazat pranw vendit intim.
Ajo aktualisht banon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku trajnon dhe studion Shkenca Politike në Universitetin Metodist të Jugut në Dallas. Pikërisht në ambientin universitar ajo u njoh me të dashurin e saj të fundit. Lidhja e dashurisë mes Luanës dhe Dash Wolford-it, një student i rastësishëm amerikan, zgjati vetëm disa muaj.
Në llogarinë e saj në Twitter, një rrjet social në të cilin ajo është shumë aktive, paraguaianja ishte veçanërisht e ashpër kur ishte fjala për të komunikuar ndarjen e saj. “Ishte qesharake, mendova se do të martohesha me atë”, shkroi ajo, duke lënë të kuptohet se Wolford kishte qenë përgjegjës. Ajo gjithashtu theksoi në profilet e saj publike se ajo po hynte në vitin 2024 single.
Në të gjitha intervistat që ka dhënë publikisht, notarja e ka bërë të qartë se nuk ka në plan ta zgjasë karrierën e saj profesionale më shumë se 30 vjet.
“Unë mund të notoj deri në moshën 24, 25, 26 vjeç. Do të kem gjithmonë dashuri për notin, por nuk është ajo që dua në jetë. Dua të punoj në një kompani dhe tashmë kam planin tim të jetës. Ëndrra ime më e madhe jashtë sportit është të jem nënë dhe nëse vazhdoj e lidhur me notin mendoj se nuk do të mund të ndodhë ”, tha Luana në një intervistë.
Një tjetër nga anekdotat që ka zbuluar është se futbollisti Neymar i ka shkruar një mesazh direkt në Instagram. Pa treguar se cila ishte përmbajtja specifike, paraguaianja rrëfeu se i ishte dashur pak për ta parë atë dhe se, për rrjedhojë, ajo nuk u përgjigj më.
Top Channel