FOTO/ Tatuazhi i Lojërave Olimpike në vendin intim, Luana përjashtohet nga “Paris 2024” sepse vizitonte pa leje…

05/08/2024 12:38

Luana Alonso, një nga sportistet më seksi të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, i ka dhënë fund aventurës së saj në këto Lojëra në mënyrën më të keqe të mundshme.

Pasi nuk arriti dot të kualifikohej në garën e 100 metrave për femra, 20-vjeçarja u shpreh se do të tërhiqej nga Olimpiada. Gjithsesi, Komiteti Olimpik Paraguaian nuk ia dha këtë kënaqësi, duke e përjashtuar përfundimisht për thyerje rregullash.

Luana është akuzuar se ka krijuar një atmosferë të papërshtatshme për sportistët e tjerë dhe disa herë është larguar pa leje nga rezidenca ku ishin grumbulluar sportistët e tjerë paraguaian, për të vizituar vende të ndryshme të Parisit, përfshirë Disneyland.

Gjithashtu, ajo akuzohet se është përpjekur që të përfaqësojë SHBA-në në këtë Olimpiadë vetëm për të rritur popullaritetin e saj.

Kujtojmë që Alonso mori pjesë në “Paris 2024” me ftesë, pasi vetë nuk e arriti dot normën olimpike.

Luana mori një vëmendje të madhe gjatë kësaj Olimpiade, jo vetëm pasi cilësohej si një nga sportistet më seksi, por edhe për shkak të tatuazhit të saj me stemën e Lojërave Olimpike shumë pranë vendit intim.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA