Gjykata italiane ka vendosur të dënojë me 40 vite burg organizatën kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë.
Banda u godit gjatë megaoperacionit “Double Game” të Guardia di Finanza, të koordinuar nga DDA, Drejtoria e Qarkut Antimafia e Ankonës në vitin 2023. Në pranga përfunduan 12 persona, mes të cilëve drejtuesit e organizatës kriminale, dy vëllezërit shqiptarë Etmond dhe Klenis Qevani, 47 dhe 39 vjeç, banues në Porto Sant’Elpidio dhe pronarë të një kompanie makinash.
Të dy, së bashku me gjashtë anëtarë të tjerë të grupit kërkuan dhe morën gjykim të shkurtuar, procedurë e cila parashikon uljen e një të tretës së dënimit.
Në vend të kësaj, katër anëtarët e tjerë të klanit kërkuan një marrëveshje. Në sallën e gjyqit ishte një grup i madh avokatësh mbrojtës: Vando Scheggia, Maurizio Cacaci, Igor Giostra, Domenico Biasco, Giancarlo Giulianelli, Francesca Petruzzo, Chirstian Agliani, Marco Maglietta dhe Marielvia Valeri.
Në përfundim të gjykimit Klenis Qevani u dënua me dhjetë vjet e tetë muaj, ndërsa Etmond “Renato” Qevani u dënua me shtatë vjet burg.
Sipas medias italiane, Kleon Mema, 39 vjeç nga Porto Sant’Elpidio u dënua me tre vjet; Ferdinando Bongiovanni, 62 vjeç nga Civitanova Marche, pesë vjet; Arjan Ndoka, 49 vjeç nga Porto Recanati, pesë vjet; Geri Skilja, 29 vjeç nga Frosinone, tre vjet e katër muaj; Elidon Shkalla, 28 vjeç nga Frosinone, pesë vjet; Adele D’Avino, 60 vjeç nga Civitanova, një vit.
Megaoperacioni për goditjen e grupit nisi në agimin e 29 qershorit 2023 në provincat Fermo, Macerata, Ancona, Pesaro-Urbino dhe Frosinone, si dhe në Shqipëri, Belgjikë dhe Spanjë, dhe përfshinte 100 policë. Të arrestuarit ishihn përgjegjës të trafikimit ndërkombëtar dhe tregtimin e kokainës dhe hashashit. Hetimi kompleks, i nisur nga Porto Sant’Elpidio, pas sekuestrimit të 20 kg kokainë, kishte bërë të mundur zbulimin e veprimtarisë dhe strukturës së një grupi kriminal me bazë në Fermo.
Megjithatë, hapat e parë të operacionit nisën në vitin 2020, kur, si pjesë e një tjetër hetimi të kryer nga Gico, një ish-bashkëpunëtor i drejtësisë me origjinë nga Campania, përgjegjës për një grup të madh tregtarësh italianë droge dha informacion.
Prej aty hetuesit kishin rindërtuar zinxhirin e furnizimit me drogë, kryesisht kokainë, e cila, falë një organizate të fuqishme shqiptare, importohej rregullisht. Organizatorët e shoqatës kriminale ishin në Porto Sant’Elpidio dhe ishin dy vëllezërit Qevani: Klenisi, i cili e kishte ndjerë rrezikun, kishte arritur të arratisej, por ishte kapur në Belgjikë, Etmond ishte arrestuar në vend të kësaj në zonën e Fermos.
Dy shqiptarët transportonin drogën përmes makinave të cilat mbërrinin në Porto Sant’Elpidio dhe më pas shpërndaheshin në të gjithë provincat e Marche dhe Italinë qendrore.
Top Channel