Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e yllit të Hollywoodit fotografohet me një unazë diamanti në dorë (Foto)

01/08/2024 17:20

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij Vittoria Ceretti po shijojnë pushimet në Itali, por unaza e modeles ka tërhequr vëmendjen e kamerave.

Ajo është fotografuar me një unazë diamanti në dorë, në formë zemre. 49-vjeçari dhe modelja italiane 26-vjeçare u panë duke darkuar jashtë në Neran.

Teksa çifti u ul në tavolinë, fotografët i fotografuan së bashku me miqtë e tyre.

Çifti, ka qenë në lidhje që nga vera e vitit 2023 dhe ndezi për herë të parë thashethemet e fejesës në fillim të këtij viti kur Vittoria u pa duke mbajtur një unazë diamanti në Los Angeles.

DiCaprio më parë e prezantoi Vittorian me nënën e saj dhe çifti u pa për herë të parë së bashku në shtator të vitit të kaluar, teksa kanë qenë të pandarë.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA