FOTO/ E rëndë! Gruaja lidhet me zinxhirë në një pemë, gjendet pas 40 ditësh…

01/08/2024 22:25

Një grua amerikane e gjetur e lidhur me zinxhirë në një pemë në një pyll në Indi tha se ajo ishte lidhur atje nga burri i saj dhe ishte lënë për “40 ditë pa ushqim”.

Lalita Kayi Kumar, 50 vjeç, ishte e dobësuar dhe e paaftë për të folur kur u gjet në rrethin Sindhudurg, rreth 290 milje në jug të Mumbait. Ajo shkroi një shënim për stafin e spitalit ku thuhej se burri i saj e lidhi në një pemë në një pyll dhe e la aty të vdiste.

Fotot e shpërndara nga ekipet e shpëtimit dhe spitali treguan gruan të dobësuar dhe të mbuluar nga dheu. Kumar u gjet pasi një bari dëgjoi thirrjet e saj për ndihmë dhe njoftoi policinë, raportoi Indian Express.

Gazeta citoi policinë lokale, e cila tha se ishte regjistruar një rast vrasjeje në tentativë kundër ish-bashkëshortit të saj dhe hetuesit janë në kërkim të tij. Policia tha se gruaja kishte lindur në SHBA, por kishte 10 vjet që jetonte në Indi dhe viza i kishte skaduar.

Kumar u transferua në një spital për trajtim të avancuar dhe mjekët thanë se ajo dukej se vuante nga probleme psikiatrike, raportoi India TV News.

“Gruaja është e dobët pasi nuk ka ngrënë asgjë për ditë me radhë dhe gjithashtu pasi zona ka pasur shira të dendur,” raportoi një zyrtar i policisë Maharashtra.

“Nuk e dimë për sa kohë ajo ishte e lidhur në atë pemë. Besojmë se burri i saj, i cili është nga Tamil Nadu, e ka lidhur atje dhe ka ikur.”

Zyrtari tha se policia po përpiqet të gjurmojë të afërmit e saj në Indi si pjesë e hetimit.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA