Elton John ka arsye për të festuar, këngëtari shënon 34-vjetorin e shërimit nga alkooli dhe droga

01/08/2024 13:19

Legjenda e muzikës Elton John festoi 34 vjetorin e shërimit të tij nga alkooli dhe droga. Këngëtari legjendar ndau me ndjekësit e tij në Instagram për të festuar këtë moment historik.

Ylli i “Rocket Man” u shpreh: “34 vjet i pastër dhe i matur. Jeta ime nuk ka qenë kurrë më e mirë. Me dashuri, Elton”-ka shkruar ai në mbishkrim.

77-vjeçari është i martuar me David Furnish që nga viti 2014 dhe së bashku kanë dy fëmijë.

Së fundmi Elton ka vendosur të shesë apartamentin e tij luksoz prej 1200 metrash katrorë në lagjen e famshme Buckhead të Atlantës pas 32 vitesh.

Apartamenti ndodhet në katin e 40-të të kullës së ‘Park Place’ dhe agjensia e pasurive të paluajtshme e cila e ka nxjerrë në shitje është Sotheby’s International Realty. Apartamenti vlerësohet të kushtojë rreth 5 milionë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA