Rruga e lashtë romake Via Appia përfshihet në trashëgiminë botërore të Unesco (fotot)

27/07/2024 21:47

Rruga e lashtë Via Appia në Romë, është përfshirë sot në trashëgiminë botërore të Unesco, duke u bërë objekti i 60 në këtë listë i Italisë.

Rruga 800 km me kalldrëmin e lashtë, e njohur dhe si “Mbretëresha e Rrugëve,” është më e vjetra dhe nga më të rëndësishmet e ndërtuara nga mjeshtrit romakë duke nisur nga viti 312 p.e.s.

Rruga Apiane besohet se shënoi asokohe një revolucion në ndërtimin e kalimeve tregtare duke bërë lidhjen e Romës me pjesën jugore të gadishullit italian.

Korridori strategjik siguronte kalimin në të gjitha kushtet e motit duke ndihmuar legjionet romake të kalonin shpejt dhe të pasfiduar për objektivat e tyre, shkruan rrjeti Yahoo.com

“Fillimisht ishte konceptuar si kalim për objektivat ushtarake, për të avancuar drejt Azisë së Vogël nga lindja, por ajo ishte një lidhje që ndikoi në rritjen e qyteteve, duke lehtësuar këmbimet bujqësore, kulturore e tregtare”,  thuhej në deklaratën e UNESCO.

Rruga përbëhet nga 22 pjesë dhe ilustron “aftësitë e avancuara teknike të inxhinierëve romakë të projekteve të infrastrukturës, ashtu si në punimet e tyre të tharjes së tokave dhe ngritjes së strukturave monumentale”.

Sot rruga e lashtë Via Appia është jo vetëm një ‘muzeum i hapur’ që prej viteve 1800, por dhe një zonë gjigante gjelbërimi, ku romanët dhe turistët kalojnë kohën e lirë me ecje, me biçikleta ose duke vizituar atraksione të tjera përgjatë saj.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA