Ish-presidenti amerikan, njëkohësisht kandidati republikan në zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump është “i gatshëm” për të zhvilluar një debat me Kamala Harris, kandidaten e mundshme të demokratëve pas tërheqjen së presidentit Joe Biden nga gara.
Në një telefonatë me gazetarët, Trump shpreh dëshirën për debat “Oh, po, absolutisht. Unë dua. Mendoj se është e rëndësishme. Do të isha i gatshëm të bëja më shumë se një debat, në fakt”.
Harris po kërkon me ngulm të emërohet kandidate e demokratëve. Këtë të martë, ajo mbajti tubim në Milwaukee, Wisconsin. Për herë të parë që nga debati katastrofik i Biden me Donald Trump në fund të qershorit, demokratët dukeshin me shpresë, madje të emocionuar për fushatën, raporton BBC.
Top Channel