Komisioni i Posaçëm me fokus luftimin e dezinformimit dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit, miratoi metodologjisë së punës, e cila bazohet në katër pika.

E para kë të bëjë me rishikimin e kuadrit ligjor dhe praktikës për ndalimin e hyrjes së huaj në proceset demokratike dhe ato zgjedhore, me katër objektiva që i bashkangjiten, ndalimi i ndërhyrjeve të huaja në ekonomi, mbrojtja dhe promovimi lirisë së medias përballë dezinformimit“, tha kryetari i komisionit, Erion Braçe, i cili shtoi se ka interes nga mediat dhe organizatat e medias për të dhënë kontributin tyre por kërkoi më shumë pjesëmarrje.

“Unë do të ftoja edhe aktorë të tjerë të medias, që bëjnë pjesë te grup, që do të jetë një grup i rëndësishëm pune, edhe përfaqësues të institucioneve publike, të pavarura, që ndërveprojnë në fushën e medias, natyrisht edhe ekspertë të huaj”.

Pandeli Majko theksoi se ky komision nuk është një eksperiment ‘alla shqiptar’.

“Ne mundësojmë një pikë për të koordinuar eksperienca të ngjashme të NATO-s, duke kërkuar informacion nga Ministria, me qëllim dhe publikut t’i bëhet e qartë që është punë e mirëfilltë”, tha Majko.

Sikurse në mbledhjet e shkuara opozita nuk mori pjesë në këtë komision.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA