Rëfen Markelian Dhimitri, fqiji i 71-vjeçarit që ka hapur zjarr në korçë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15 – 10:20, u dëgjuan disa të shtëna, pastaj mora nusen dhe djalin dhe dolëm nga shtëpia, ikëm. Ajo u tremb! Në shtëpi ishim dëgjuam ato të shtënat. Banojmë në të njëjtin pallat, në kat të tretë ngjitur me atë. Po unë tip të qetë e dija, po ai s’para dilte, ishte tip i mbyllur. Unë kam tre vite që jetoj këtu, nuk njihja më përpara. Nuk e dinim që ishte tip kaq i rrezikshëm. Duhet të ndodhte kjo që ta njihnim, shpresoj që të mbyllet për mirë se nuk kthemi dot në shtëpi me fëmijët. Presim çdo ndodhi.
Tip i qetë më është dukur, më ka ndihmuar dhe për ndonjëgjë nga shtëpia. Skam patur ndonjë problem me të. Ndodhi që shtiu në mëngjes, u trembëm dhe ikëm. Tani nuk mund të kthemi në shtëpi, se kam cupën. Kemi dalë familjarisht jashtë, çupa e vogël është në çerdhe. Jemi të tronditur!
Nganjëherë bëhej dhe depresiv kur parkonim makinat përballë ballkonit. Nuk i linte të parkonin, i shante, ofendonte. Kaq, por nuk e dinim që ishte kaq i dhunshëm. Armën e shkreu në ajër ai, dolëm të gjithë, edhe me këta të klinikës. Pastaj u lajmërua dhe policia. Erdhi policia dhe dolëm në atë kohë.
Top Channel